Prokurori Ols Dado dhe vërtetimi i notave në Fakultetin Juridik

Kronikë

Ols Dado student me pesa, notë të mirë vetëm në fiskulturë! Thellohet skandali i emërimit prokuror (DOKUMENTE)

23 Shkurt, 18:48| Përditesimi: 23 Shkurt, 18:58

  • Share

Kjo listë notash mund të shpjegojë deri diku shifrën 869 mijë euro e theksuar që krye të dosjes së Erion Veliajt, e hedhur poshtë nga ky i fundit dhe bashkëshortja e tij si një fabrikim dashakeq. Faktet e pretenduara në dosje, të cilat po çmontohen çdo ditë, një nga një, nga vetë Erion Veliaj, do të shqyrtohen nga gjykatat, por mesatarja e ulët dhe notat kaluese të Ols Dados në lëndët kryesore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, shtojnë dyshimet rreth paligjshmërisë së katapultimit të tij në funksion prokurori. Notat e Ols Dados në kontabilitet dhe e drejtë civile janë pesë, ndërsa në fiskulturë vlerësimi është maksimal, dhjetë.

Vërtetim notash për prokurorin Ols Dado, pasi përfundimit të studimeve për Drejtësi në Fakultetin Juridik

Notat në arsimin e mesëm të Ols Dados, i cili shfaqet herë noter, herë si prokuror, herë si ndërtues, herë si filozof në Athinë me bagazh Aristotelik dhe herë si violinist, janë edhe më skandaloze. Dado nuk plotësonte kriteret e mesateres për t’u regjistruar në Fakultetin Juridik në Tiranë, por u pranua në Fakultetin Juridik me listat e të përndjekurve të PD-së në vitin 1991. 

Në një kurs me Argita Berishën, Sokol Olldashin, Ina Ramën, përfundoi pa lavdi fakultetin juridik dhe u diplomua “jurist”. Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Propozimi i prokurores së përgjithshme Ina Rama drejtuar presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dado si prokuror në vitin 2008

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Dekreti i presidentit Topi për emërimin e Ols Dado si prokuror

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Kriteret sipas ligjit për emërimin e prokurorëve

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Qëndrimi i tij çdo ditë e më shumë në SPAK thellon mosbesimin në drejtësinë e re, duke u kthyer në një kosto pikësëpari për vetë SPAK, por sidomos për ILD dhe KLP./ Prapaskena

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trimi xha Jahos: 23/02/2025 22:51

    Une jam ai. Mbrapa me vjen historia. Jam sypatrembur, shpatullgjere, balle lart, mu si partizanet tane trima qe e cane, e shkunden okupatorin e huaj nga themelet, deri sa buciti jehona qe fitova mbi italjane, gjermane, Veljane, sorrosjane, kapedane dhe ca Jane tw tjere. Jam trim

    Përgjigju
  • timi: 23/02/2025 22:09

    po lali ska shkolle fare kushedi ca merreni me notat e prokurorit a svju vjen turp keni fillu me rremu si spiunet e 58 zhulsat t jem une si ky prokurori ja shtoj akuzat se po hedh si shume balte lali

    Përgjigju
  • Karlo: 23/02/2025 21:08

    Po ca keni dolet ke lista e notave, ore godisni Apelin e Posaçem se do ua leje brenda mos u merrni me Olsin se ai ska me gje ne dore e ka gjykata

    Përgjigju
  • Tango Tangjeshi: 23/02/2025 20:44

    O Llesh nuk e ke kot emrin Lesh Bamir Gjylja ka mbaruar Institutin e Kamzēs dega Veterinär me njē fjal pēr Gomera e pēr derra o lleshi VĒRRA. E ME MESATARE 6.5 O o lleshi pērshesh. E Sali Berisha e bēri president e ky Bes prer Bamiri i doli kundra njeri pa Bes.

    Përgjigju
  • Fred vl: 23/02/2025 20:43

    Po qe nga 91 e ketej kushe nga keta qe sote na bejne teczgjuarin ka shkoĺe po te kishte shkolle ky injorani dode sdo shitej kaqe shpejte besoni ju shqiptaret se ka SPAK deri sa keta qe shkaterun e vodheb jane jashte akoma me vila te PD jane jashte mose na tallni qe ka SPAke

    Përgjigju
  • Mato: 23/02/2025 20:31

    Ky shkrimi duhet te kishte tjeter adrese: qe ish prokurore pergjithshme sot gjyqtare Ina Rama dhe ish presidenti Bamir Topi kane shperdoruar detyren ne bashkepunim.

    Përgjigju
  • rezi: 23/02/2025 20:12

    Në qoftë se paska vjedhur Erion Velia, apo ka bërë korrupsion, nuk mund ta gjykojnë dhe hetojnë ata që me korrupsion kanë bërë karrierë. Joooo korrupsioni nuk luftohet me korrupsion, të tre që arrestuan Erion Veliajn, janë palë në këtë ndërrmarje. Përse? Olsi Dado ka konflikt interesi, Erion gjyqtari me një pasuri marramëndëse merr vendimin por pyet më parë Altin Dumanin, nëse duhet avokatët të marrin kohë për të parë dosjen. Pse? Sepse e ka shef, ai e kontrollon gjyqtarin...e kuptoni rrethin vicioz që ata bashkëpunojnë në vendimet që marrin, ndonëse gjykata s'duhet të jetë palë në akuzë, por të mbajë qëndrimin neutral në bazë të ligjit. Prandaj ata të tre kanë zbatuar vendimin e dikujt që i shërbejnë. Nxirrni gjithshka që tregon se kanë shkelur ligjin, dhe kanë marrë vendim politik, jo ligjor. Nuk do ja arrini! E vërteta po del në pah nga dita në ditë.

    Përgjigju
    • Fredi: 23/02/2025 20:52

      Te lumte tyja po ku ka Spake besoni juve qe paska se une nuke e shukikoje kure nume kane mare asnje te PD qe nuke lane gje pa shkateruar e vjedhur

  • Siku: 23/02/2025 19:44

    Erion hajduti ishte me te gjitha dhjeta

    Përgjigju
    • Agimo: 23/02/2025 20:10

      Fiks

    • Artan: 23/02/2025 20:09

      Hahhah e madhe kjo.

  • Pjeter: 23/02/2025 19:16

    Ok,e kuptuam se si qenka bere prokuror,por si arriti te SPAK??!!! Kush duhet te mbaje pergjegjesi per zgjedhjen e tij ne SPAK??!! Si e kaloi ky njeri "VETINGUN" sepse aty duhet te dilte qe nga ana juridike nuk plotesonte kushtet!! Dikush duhef te pegjigjet me patjeter per kete çorbe!!

    Përgjigju
    • Goni: 23/02/2025 21:00

      Ate mendoja nderkohe qe lexoja artikullin.

  • sandri: 23/02/2025 19:05

    pse nuk merni edhe deftesen b topit

    Përgjigju
    • Llesh: 23/02/2025 20:20

      O idjot Bamiri Ka mbaruar jashte shtetit dhe Ka dal me titull por ti si koqe qe qenke nuk kupton gje

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?