Tre aktorët, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku

VIP & Spektakël

Olsi Bylyku hoqi dorë nga ‘Portokalli’, i bashkohet Bes Kallakut dhe Erion Isait

24 Gusht 2018, 13:45| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 11:08

  • Share

Vetëm pak ditë më parë vetë aktori i humorit konfirmoi largimin e tij nga spektakli i humorit “Portokalli”. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati falenderoi të gjithë stafin për suportin që i kanë dhënë si dhe regjisorin Altin Basha.

Mirëpo disa orë më parë drejtori aktual i “Teatrit Kombëtar” ka publikuar një foto ku shihet së bashku me aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. “E mirë, mirë…kaq!”- shkruan Isai pa sqaruar se çfarë e ka bashkuar treshen e njohur.

Foto e publikuar nga Erion Isai 

Gjithçka na bën të mendojmë se Kimikatin do ta shohim në programin e ri të humorit që Besi dhe Erioni kanë thënë që do të sjellin. Zëra të ndryshëm thonë se do t’i shohim në Tv Klan, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë aktorët.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?