Olsi Rama në SPAK për dosjen 'Xibraka' : Dhashë sqarime si person në dijeni

12 Korrik, 15:52| Përditesimi: 12 Korrik, 20:17

  • Share

Tirane- Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar është paraqitur sot në SPAK lidhur me rihapjen e hetimeve për laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

.Në një prononcim për gazetarët ai tha se para prokurorëve të posaçëm kishte qenë në cilësinë e personit që ka dijeni.

'Ju thashë që do të vijë sa herë të kem nevojë. Besoj se kjo ishte, sqarova, bëra detyrën time si qytetar për organet e drejtësisë."
Për çështjen Xibraka?
"Po për atë çështje, po do doja të më pyesnin më shumë për 'Partizanin' (klubin sportiv) që dje filloi sezonin. Për këtë çështje nuk kam çfarë tju them më shumë se nuk kam informacione. Do vij kur të më kërkojnë. Dhashë shpjegimet e mia si person në dijeni. Shpjegimet e mia i kanë personat të cilëve iu intereson. Për ato gjëra që keni dëgjuar dhe keni pyetur juve sqarova situatën. Ska asgjë më tepër për të shtuar' tha ai për gazetarët.

Në SPAK vëllai i kryeministrit qëndroi për gati 1 orë. Ndërkohë kjo është hera e dytë që është thirrur në këtë prokurori pas majit 2024 kur SPAK njoftoi se rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”.  Hera e fundit kur Rama u paraqit në SPAK ishte më 28 qershor 2024.

Po në maj të këtij viti vëllai i kryeministrit depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se ai ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015. Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pete: 13/07/2024 05:59

    Vereni me kujdes, ose lapsus ose cte them: "'Ju thashë që do të vijë sa herë të kem nevojë."??? Pra ky thote u pyeta ne cilesine qe ka dijeni por per te shkuar shkoka "sa here te kete nevoje"??!! Pra jo kur ka nevoje SPAK por subjekti i procedimit! Cte them lale.

    Përgjigju
    • Endri: 13/07/2024 08:18

      Po ku behet gje pa dijenin e ketyre ne shqiperi. Ishte saliu ne ate kohe tani jan keto. Shpifje shpifje shpifje... hahahha i modh eshte...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?