Olsian Çela i kërkoi ILD-së ta hetojë, Kokona: Ke firmosur dokumentin pa e lexuar se ke qenë i ngarkuar! Kam 40 vjet që i shërbej shtetit!

2 Nëntor 2020, 13:39| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 17:50

  • Share

TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të nisë hetimet për prokurorin e Pogradecit Shkëlqim Kokona.Pas kësaj Kokona ka reaguar duke bërë një deklaratë për mediat. Ai thotë se ka një karrierë shumë të sukseshme në drejtësi si dhe 40 vite qe i shërben shtetit Shqiptar.

Sipas tij këto akuza kanë shpërthyer me qëllim pasi ka arrestuar muajt e fundit një person i cili bashkëpunon me Përparim Sanxhakun që ka klanin e tij në Pogradec. Po ashtu, ai akuzon edhe anëtarin e KLP, Bujar Sheshi, të cilit nuk i referohet me emër, por e lë të kuptohet nga nofka “Venus”, emër për të cilin është deklaruar se është përdorur nga Sigurimi i Shtetit gjatë diktaturës.

"Jam prej 40 vjetësh që i shërbej shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie. Kam një karrierë të suksesshme dhe modeste në Drejtësi. Jam prej 5 vitesh për shkak të dy të sëmurëve mendor ish-presidentit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, njëri pas strokut dhe tjetri me diagnozë epilepsi ose idiotësi, i syrgjynosur në Pogrdec.

Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka. E gjitha është aferë kriminale e Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe Venusit’ të Sigurimit të Shtetit dhe aktualisht anëtari i KLP-së dhe Avokatit ‘mikut tim’ Sanxhakut. Ky person është edhe kreu i krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu.

I bëj thirrje shefit të SPAKU- të tërheqë si bashkëpunëtor të Drejtësisë z.Sanxhakun që të zbardhe të vërtetën e krimit të organizuar në Drejtësi dhe të realizojë premtimin që kryeministri i ka dhënë popullit për prangosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të implikuar në korrupsion.

Pogradeci është lagje e Tiranës dhe Sanaxhaku ka klanin e tij me të cilin kontrollon gjithçka dhe vendos për gjithëçka. 3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë. Kjo është shumë e rëndë për shtetin dhe prandaj po reagoj. I bëj thirrje z.Artur Metanit të veprojë me ekzigjencë dhe ‘mos lërë kusur’ pa më bërë mua", shkruan Kokona. 

Kujtojmë që Çela kërkon çeljen e hetimeve për Kokonën, pasi dyshohet se ka kryer shkelje individuale në ushtrimin e detyrës. Kjo është hera e parë që kryeprokurori i ri kërkon hetim për një vartës të tij.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2020 00:15

    Menyra e te shprehurit dhe stili i pergjithshem i letres,duken tamam si letrat, qe nje here e nje kohe,komunistet u dergononin organeve te PPSH,komiteteve apo Sigurimit.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 02/11/2020 16:06

    Ky prokuror me "nje karriere te suksesshme dhe modeste ne Drejtesi",deklaron tani kur i ka erdhur veza ne bythe,se Perparim Sanxhaku paska bere kerdine ne Pogradec.Vetem per kete symbyllje dhe mos ushtrim te kompetencave per te vepruar,hetuar dhe ndeshkuar kete avokat dhe te gjithe atyre qe merritonin sipas tij ndeshkimin,duhet flakue rnje ore e me pare nga sistemi i drejtesise dhe derguar per ndjekje penale per "shperdorim detyre". Cudi me te gjithe te larguarit nga Vetingu.Hapin gojen kur bien nga fiku,ama mbushin xhepat me vite te tera duke marre rryshfet dhe fshehur te verteten dhe mos dhenien e drejtesise atij qe e merriton dhe ndeshim per ata qe bejne krime apo shkelin ligjet...

    Përgjigju
  • beni: 02/11/2020 15:43

    Ti si prokuror ke 40 vjet qe sherben ne shtet por problemi eshte se kur ke patur dosje korrupsioni te denoncuara ne Prokurori I ke mbyllur me pretendimin se eshte konflikt civil nderkohe qe vjedhja e nje prone shteterore eshte veper penale.Disponohen Prova ndaj teje se ke marre ryshfet 500 mije lek nga permbaruesi Julian Prifti me qellim qe ai mos shkonte pas hekurave . Por ti nuk do te hapesh syte dhe te shikosh ,ky eshte problemi jot . Prona e shtetit nuk grabitet me Firma fallco prokuror I dashur ta dish mire ti I pari dhe ata qe te korruptuan ty . Keshtu qe po te vjen rradha te japesh llogari per te gjitha te keqijat qe I ke bere popullit te Pogradecit me konfliktet e tua civile. Mbas komflikteve civile fshihen maratona gjyqesore te pafundme . Askund tjeter ne bote nuk ndodh kjo .

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 02/11/2020 14:44

    Lili i Rushes!!

    Përgjigju
  • O tej: 02/11/2020 14:15

    Tash keni fillu me i henger koken njeni tjetrit ju pisat e drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?