Në kohën kur koronavirus ka izoluar njerëzit në të gjithë botën në shtëpitë e tyre, duket se natyra po merr frymë lirisht.
E ndërsa shumë persona e shohin izolimin si një 'ndëshkim për njeriun', këngëtarja Olta Boka e sheh si një kohë që i jepet Tokës, për të marrë frymë lirisht.
Ajo ka postuar një video të verës së kaluar kur shijonte e lirë bukurinë e natyrës, duke thënë se në fakt karantinën e ka marrë lehtë, pasi e sheh si një moment kur natyra po buzëqesh.
"Ne s'jemi pronarë të Tokës. Jemi veçse të ftuarit në shtëpinë e saj. Si një natyrë dashëse që jam, kisha menduar që do ta kisha më të vështirë qëndrimin në shtëpi, por kur kujtoj se toka po merr frymë lirisht, ashtu sic kemi bërë ne gjithë këto vite nga ajo (më mjafton të dal në ballkon e të frymoj ajër shumë herë më të pastër) më rikthehet buzëqeshja fiks si në këtë video të bërë verën e kaluar. Tokë është koha jote. Ti e meriton kohën pa ne." shkruan krahas videos këngëtarja.
Lajmi kryesor:
'Shikojeni karantinën si një mësim ndaj shkatërrimit të natyrës', artistët sjellin copëza jete nga shtëpitë e tyre
D.M.//ReportTv.al