Olta Boka

Olta Boka konfirmon shtatzëninë e veshur si princeshë

15 Qershor 2020, 18:37| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 19:42

  • Share

Këngëtarja Olta Boka ka konfirmuar shtatzëninë e saj përmes fotove të fundit të publikuara së fundmi e veshur si një princeshë me fustan rozë. Ajo ka organizuar një babyshower të veshur me ngjyrën rozë që nënkupton se po pret një vajzë. Gjithashtu Olta në muajin e 9 të shtatzënisë ka sjellë foto me partnerin e saj Ivi Rrokaj, djalin e ish-deputetit Shezahi Rrokaj.

“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe së bashku t'i japim ngjyra aventurës që kemi nisur... Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund...”, ka shkruajtur Olta.

Olta Boka me partnerin

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?