Krist Aliaj dhe Kejsi Medini po përfliten si një çifti i dytë që mund të krijohet brenda shtëpisë “Big Brother Vip”. Dyshja janë parë të afërt më njëri-tjetrin dhe sidomos Kristi nuk e ka mohuar në asnjë moment pëlqimin ndaj saj, gjë që ia ka bërë të qartës edhe Oltës.
Së fundmi në një bisedë, Olta e ka ngacmuar duke i thënë që mendon se ai luan me të por Kristi është përgjigjur i prerë se nuk po luan me të por që në fillim e ka pëlqyer.
“Nuk luaj unë me atë. Mua nuk është se më ka pëlqyer nga dje sot. Unë kam thënë që është simpatike, më pëlqen. Aty filloi, diskutuam, shkuam tek dhoma e rrëfimit bashkë,”-i tha Kristi Oltës.