Olta Gixhari

Olta Gixhari: Ja kush vajzë është shembull në BBVIP, ka punuar natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës për të rritur vajzën e saj

27 Janar, 11:51| Përditesimi: 27 Janar, 11:52

  • Share

Ish-banoraj e Big Brother VIP 2, aktorja Olta Gixhari ka folur për nominimin e bërë nga vajzat duke patur edhe një kritikë për këto të fundit sa i takon lojës që po bëjnë.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, aktorja shprehet se banorja për t’u marrë shembull është gazetarja Ledjona Xheladinaj për të cilën shkruan se si nënë e vetme ka punuar deri natën vonë për të siguruar të ardhurat e vajzës së saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe pa ngrënë.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta Gixhari.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?