Luizi premtoi që do hakmerret për elemininimin e Efit, eleminim i cili erdhi si pasojë e zgjedhjes së Deas. Olta është ndjerë e frikësuar, ndaj mbrëmjen e kaluar ju përgjërua Amosit që mos ta lërë vetëm në lojë.
Sipas saj, ai ka “hequr” dorë nga loja dhe nuk është më aktiv siç ka qenë ditët e para të këtij edicioni të dytë të Big Brother.
Për këtë arsye, ajo i kërkoi Amosit të “zgjohet” dhe të rikthehet në lojë. Amos nga ana tjetër, u shpreh se ai është në lojë, por thjesht me të nuk merret njeri.
Komento