Këngëtarja Anxhela Peristeri dhe blogeri Olti Curri

VIP & Spektakël

Olti Curri zbulon sekretin e Anxhela Peristerit: Na dha urdhër të mos bënim foto

5 Tetor 2018, 20:44| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 20:47

  • Share

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare. Përveç karrierës së saj muzikore ajo është përfolur edhe për jetën e saj private. Madje para disa kohësh ra në sy një unazë që mbante në dorë Peristeri, dhe kështu nisën thashethemet se këngëtarja mund të ishte fejuar.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Olti Curri ‘hodhi dritë’ mbi këto dyshime. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi në ditëlindjen e Anxhela Peristerit, ku ju dha urdhër të mos bënin foto.

"Kam qenë në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhri ishte 'Mos bëni asnjë foto'. Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës,"- tha Olti ndërsa Rudina Magjistari shtoi se presim lajme të reja nga Anxhela.

"Jo, do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot,"- vijoi më tej Curri.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?