Në "Georgios Karaiskakis" të Athinës, Olympiacos fitoi 2-1 me West Ham në raundin e tretë për grupin A të Europa League. Skuadra greke shënoi dy gola në pjesën e parë me Fortounis në të 33 minutë dhe Rodinei në minutën 45+1. Për anglezët shkurtoi Paqueta në minutën e 87, duke mos pasur kohë për reagim. Me këtë sukses Olympiacos shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e tretë në grup, ndërsa West Ham me gjashtë pikë (njëjtë sa Freiburg) qëndron në krye.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Roma, Leverkusen dhe Liverpool bindin në Europa League, West Ham 'bie' ndaj Olympiacos! Atalanta ngec me Gjimshitin në fushë
S.Dh/ReportTv.al