Test i shpejtë COVID

Omicron 'ia hedh' testeve të shpejta, eksperti: 40 % e përgjigjeve dalin false negative

6 Janar 2022, 11:15| Përditesimi: 6 Janar 2022, 11:17

  • Share

Një tjetër sfidë që na ka sjellë varianti i ri Omicron në luftën kundër COVID-19 është edhe testimi. Sipas ekspertëve Omicron nuk del në një përqindje shumë të madhe të testeve të shpejta, duke i bërë gati të padobishëm.

Profesori italian Guido Rasi, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave. Në një prononcim për gazetën italaine “La Stampa”, Rasi thotë se varianti i ri Omicron, ka të ngjarë t’i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejta.

 “Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?