Omicron ‘pushton’ botën, Danimarka me 50 mijë infektime në ditë, heq kufizimet anti-COVID

1 Shkurt 2022, 10:50| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 10:54

  • Share

Në kulmin e variantit Omicron, Danimarka është shteti i parë i Bashkimit Evropian që nga sot, hoqi të gjitha kufizimet kundër koronavirusit.

Qytetarët nuk janë të detyruar më të mbajnë maska, të tregojnë certifdikatë vaksinë, ndërsa nuk ka më orë policore. Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton deri në 50 mijë infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.

Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind.

Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur ndaj formave të rënda të sëmundjes.

Nisur nga numri i ulët i hospitalizimeve krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, disa shtete evropiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 73 për qind e popullatës në Evropë është infektuar me COVID-19 të paktën një herë që prej janarit të vitit 2020.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?