Receta

Omletë me spinaq nga zonja Vjollca

2 Qershor 2021, 10:46| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 10:47

  • Share

Omletë me spinaq

Përbërësit:

4 kokrra vezë

1/2 qepë

1/2 spec I kuq

300 gr spinaq

kripë dhe piper

1 lugë çai miell

pak vaj ulliri dhe pak gjalp

Përgatitja:

Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj shtojmë në të qepën dhe specin të prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim ato deri sa qepa të zbutet dhe speci të ulë volumin. Shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përzierjen për 2 minuta sa dhe spinaqi të ulë volumin. Më pas I kulllojmë në një sitë që të largojmë ujin e spinaqit. Në një tas rrahim 4 kokkra vezë, kripë, piper të zi dhe I përziejmë vezët shtojmë spinaqin I përziejmë të gjithë përbërësit me vezët. Në një tigan shtojmë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë caji gjalp dhe shtojmë në të spinaqin në vezë ulim temperaturën nën mesatare dhe vendosim kaakun për 5 minuta e kthejmë omletën me ndihmën e një pjate e lëmë përsëri dhe 5 minuta të tjera me kapak dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?