Luan Daci

Kronikë

OMN kërkon shkarkim për Luan Dacin, KPA nis procedimin disiplinor! Përcaktohet trupa gjykuese

2 Qershor 2021, 13:42| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 13:46

  • Share

Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.

"Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”. Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj; Anëtare: Albana Shtylla;  Anëtare: Ina Rama", thuhet në njoftimin e KPA.

Kujtojmë se Luan Daci, edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.

Ndërkohë që më parë SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.

Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. 

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?