Lajme të mira

One Albania mbështet ekspozitën në nderim të Karl Gegës, gjeniut shqiptar që revolucionoi inxhinierinë hekurudhore

20 Qershor, 17:48| Përditesimi: 20 Qershor, 17:50

  • Share

Një ekspozitë kushtuar inxhinierit largpamës shqiptar që revolucionoi inxhinierinë infrastrukturore me orgjinë shqiptare, Karl Gegës, i njohur për ndërtimin e hekurudhës së parë malore në botë, Semmeringut në Austri; një vepër e shpallur më vonë pasuri botërore nga UNESCO; është çelur pranë Pallatit të Kongreseve. Përmes dokumenteve origjinale, planeve inxhinierike, ilustrimeve të rralla dhe materialeve arkivore, ekspozita sjell në vëmendjen e publikut shqiptar figurën e Gegës si një nga personalitetet më të rëndësishëm të inxhinierisë moderne evropiane, një shqiptar që i dha kontinentit një nga veprat më madhore të shekullit XIX.

Ekspozita udhëtuese, e mbështetur nga One Albania si sponsor kryesor, hapi dyert për publikun në 13 qershor, e paraprirë nga një konferencë shkencore që bëri bashkë studiues, historianë dhe ekspertë të inxhinierisë nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Një nga elementët më tërheqës të ekspozitës është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një hapësirë të veçantë me projektim tridimensional; e improvizuar për të sjellë ndjesinë e udhëtimit në vagonët e Semeringut. Një katalog dygjuhësh, në shqip dhe italisht, ofron një pasqyrë më të thellë të jetës dhe punës së Gegës. Po ashtu, një dokumentar i shkurtër është në prodhim, duke vazhduar udhëtimin e këtij gjeniu përtej mureve të ekspozitës.

Ndërsa One Albania vazhdon të investojë në të ardhmen e vendit përmes rrjetit cilësor dhe fuqizimit digjital, po aq e rëndësishme është të nderohen rrënjët e historisë dhe arkitekturës shqiptare. Për këtë arsye lideri i telekomunikacionit përkrah këtë homazh për punën dhe identitetin e Gegës, së bashku me një rrjet bashkëpunëtorësh, studiuesish dhe institucionesh ndërkombëtare.

Ashtu si Karl Gega dikur ndërtonte ura mbi male, One Albania ngre linja komunikimi, që lidhin trashëgiminë e pasur të Shqipërisë me inovacionin dhe teknologjinë. Grupi hungarez 4iG, investitori i One Albania, është i vendosur për të investuar në Shqipëri, për të ndërtuar një Semmering digjital për shekullin e 21-të, ku fibrat optike zëvendësojnë shinat e hekurta.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?