'ONE' mbështet sipërmarrjet e reja në teknologji, aksioneri Elvin Guri: Në biznes mund të kesh sukses edhe pa qenë gjeni

18 Janar 2022, 15:15| Përditesimi: 18 Janar 2022, 15:19

  • Share

Operatori ONE Telecommunications po u jep mbështetje të vazhdueshme sipërmarrjeve të reja, duke mbështetur së fundmi eventin UpLift Albania, të organizuar nga ICTS Lab. Qëllimi i këtij eventi ishte edukimi mbi krijimin e një plani te suksesshëm biznesi. Elvin Guri, aksioneri kryesor i operatorit ONE, ishte një prej mentorëve që punoi me secilën prej sipërmarrjeve që konkurronin për fonde. Si ekspert i biznesit, me një përvojë 20 vjeçare në investime, Guri tha se për të pasur rezultat në biznes nuk është e nevojshme të jesh gjeni.

“Nuk ka nevojë të jesh gjeni që të kesh rezultat në biznes. Unë arrita në një konkluzion prej gjeniu: mund të kopjosh ide të realizuara diku tjetër, dhe t’i përshtatesh për tregun tënd. Dhe mund t’ia dalësh me vërtet shumë mirë! Ne kemi investuar që nga kujdesi shëndetësor, tek teknologjia dhe tek telekomunikacioni. Kam kuptuar se idetë nuk kanë rëndësi për gjithçka, implementimi ka rëndësi pothuajse për çdo gjë! Duhet të jesh i aftë të ndërtosh një biznes që është i qëndrueshëm. Derisa, disa investitorë të vendosin se edhe për ta është i duhuri. Kjo do të thotë se cilësia e ekipit që keni mbledhur ka një rëndësi parësore për suksesin tuaj”, u shpreh ai.

One Telecommunications ka qëllim krijimin e një tregu të shëndetshëm për rritjen e sipërmarrjeve te reja, sidomos me fokus teknologjinë. Ndaj, investohet vazhdimisht përmes organizatave mbështetëse te bizneseve, qe u japin jetë sipërmarrjeve novatore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?