Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e ka quajtur si përfaqësuesen e krimit të organizuar në qeveri.
Shkak për sherrit janë bërë deklaratat e Ballukut se falë PS u realizua reforma në drejtësi dhe ndaj po vepron ndaj të korruptuarve.
“Reforma në Drejtësi është bërë nga PS, keni qenë aty dhe se bëtë kurrë dhe nëse sot drejtësia është duke vënë në vend të drejtën e qytetarëve është duke u bërë për shkak të asaj reforme dhe transparencës që ka krijuar PS dhe qeveria. Këto historitë me ministrat që duhet të largohen, ju mund ta kërkoni por ministri do vazhdojë se po e bën punën mirë”, tha Balluku.
Por gjatë debatit, Bardhi ka thënë se Balluku ka çuar paratë e shtetit tek kompanitë e krimit të organizuar, ndërkohë që e ka quajtur zv.kryeministren si të përfshirë në korrupsion.
“Ajo gjezdis botën me lekët e shqiptarëve, na tregon ajo drejtësinë neve. Një përfaqësuese e krimit të organizuar, na flet për drejtësinë. Ke ti fytyrë të përmendësh drejtësinë?! Ti (Belinda Ballukut) je përfaqësuese e krimit të organizuar në qeveri”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Skandali te Onkologjiku, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë! Koçiu: Mjekët abuzues përjetë pa licencë
M.Q./ReportTv.al