Kosova & Rajoni

'Open Balkan'/ Edita Tahiri me tone të forta në Report Tv: Rama të ndalojë takimet ku mungon Kosova, Serbia nuk ka ndryshim nga ajo e Millosheviçit

9 Nëntor 2021, 13:09| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:02

  • Share

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një lidhje live nga Prishtina për Report Tv foli mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe nismën ‘Open Balkan’.

Tahiri tha se pa stabilitet politik dhe të sigurisë, nuk mund të ketë një zhvillim ekonomik apo tregtar në Ballkan ndërsa shtoi se situata kërkon angazhimin e SHBA dhe të BE.

Sipas saj, kështu parandalohen zhvillimet e këqija. Për 'Open Balkan', ajo tha se është një nismë për të mbuluar veprimet e Vuçiç, ndërsa theksoi se Serbia nuk ka ndryshim nga ajo e Millosheviçit.

Ajo foli edhe për takimin që Rama pati në Beograd me Vuçiç në kuadër të nismës 'Open Balkan', ndërsa i kërkoi kreut të qeverisë shqiptare që të mos marrë mjesë në aktivitete ku nuk është i gjithë Ballkani.

Kujtojmë se Kosova nuk mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur. Edita Tahiri tha se Rama do duhej të kujdesej se kemi ardhur për këtë takim, por të diskutojmë për paqen e sigurinë.

“Rama të ndalë pjesëmarrjen në gjithë aktivitetet ku nuk është i gjithë Ballkani, kur s'është Kosova, çfarë do Shqipëria me Serbinë.”-tha Edita Tahiri.

Më tej, Tahiri tha se Shqipërinë nuk e lidh asgjë me Serbinë që të takohen, pasi nuk kufizohen nga njëra tjetra, e mbi të gjitha, sipas Tahirit Shqipëria s’ka qenë në luftë me Serbinë.

“Shqipëria me Serbinë s'ka qenë në luftë. Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë. Gjërat janë të qarta.”-tha Tahiri.

Sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, Tahiri tha se duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, ndërsa përmendi disa prej çështjeve të pazgjidhura mes vendeve.

“Duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, ndërsa siç është asosacioni, kthimi i dokumenteve kadastralë, mosndërtimi i disa oobjekteve në pika kufitare nga Serbia, mosnjohja e diplomave, dhe të tjera, duhet gjetur gjuha e përbashkët”-tha Tahiri për Report Tv.

Tahiri nuk ka la përmendur edhe veprimet e Vuçiç teksa tha se Serbia nuk ka dallim nga Serbia e Millosheviçit. Tahiri theksoi se Serbia po destabilizon rajonin dhe se në bashkëpunim me Rusinë është në prag të ndarjes së Bosnjës.

"Kështu vjen projekti i  'Serbisë së madhe' që duket se Vuçiç e ka amanet nga Milosheviç."-tha Tahiri.

Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2021 05:14

    Tani ne i njohim problemet Kosove/Serbi,e njohim mire dhe Serbine pas maskes qe perdor,por kjo ceshtje po behet qesharake,po kthehet si //The taming of the shrew// e Shekspirit,ku motra me e madhe nga qe s'pranonte te martohej,po mbante peng martesen e motrave me te vogla.Edhe Kosova kerkon te mbaje peng Shqiperine !!!

    Përgjigju
  • Niku: 09/11/2021 14:27

    Të bojkotojmë dhe OKB-në !

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2021 13:30

    Je kujtuar me vonese moj Edita,moj bashkountore Hashimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?