Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije se do të mblidhen në qershor në Ohër me dy vendet që janë pjesë e ‘Open Balkan’ ku do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, si edhe për shkëmbimin e artistëve.
“Ne kemi folur me disa shtete dhe në këtë rast për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e artistëve nga të gjitha vendet partnere, siç flasim për bashkëprodhimin kinomatografik që do shtrihet në Open Balkan. Një punë që kemi nisur prej disa muajsh për shkëmbimin e kapitalit njerëzor. Draft marrëveshje pothuajse e dakordësuar do jemi në Ohër të tre ministrat për ta nënshkruar”, tha Margariti për gazetarin Arbër Hitaj.
Lajmi kryesor:
Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës
SI.E.//ReportTv.al