'Open Balkan', mediat greke: Tirana ftoi Athinën, Berisha po shkakton trazira të brendshme

22 Dhjetor 2021, 15:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 15:34

  • Share

Mediat greke kanë shkruar për nismën "Ballkani i Hapur" dhe deklaratës së kryeministri Edi Rama një ditë më parë ku ftoi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë të bëhen pjesë e samiti të "Ballkanit të Hapur" në 6 muajt e ardhshëm. “Zougla” shkruan se garancinë se nisma “Ballkani i Hapur” nuk synon të ringjallë Jugosllavinë e dha kryeministri shqiptar Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të saj.

“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin. Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”, tha Rama një ditë më parë në samitin e "Ballkanit të hapur të mbajtur në Tiranë.

Media greke “Zougla” ka shkruar edhe për protestën e organizuar kundër "Ballkanit të Hapur" nga Sali Berisha duke thënë se ai është një person i shpallur non grata nga SHBA dhe po shkakton trazira të brendshme

 “Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua një ditë pas protestave në Tiranë, të thirrura nga ish-kryeministri, ish-presidenti tashmë person “non grata” në SHBA, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur nismës, një grup protestuesish dogjën flamurin serb”, shkruan media greke.

Në samitin e "Ballkanit të Hapur" në Tiranë të tre liderët, Edi Ram, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev kërkuan përkushtimin e vendeve të tjera të rajonit, përkatësisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që deri tani kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë. Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha qartë se BE e mbështet nismën dhe jo vetëm që nxit vijimin e saj por i bën thirrje dhe shteteve të tjera ti bashkohen.

Komento

Komente

  • Arbeni: 22/12/2021 16:49

    E fali detin vetëm që Greku ta përkrah ballkanin e vuçiçit …

    Përgjigju
    • Qwert: 25/12/2021 12:26

      Detin e fali sali zagari....

    • Baçi: 22/12/2021 18:25

      Shko er çom anej

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?