'Open Balkan', Vuçiç: Do zgjerojmë tregun e punës! Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime, s'po bëjmë asgjë të keqe ndaj vendeve që s'na bashkohen

21 Dhjetor 2021, 09:59| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 10:09

  • Share

 

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç tha se nëpërmjet nismës së 'Open Balkan' do të zgjerohet tregu i punës për të tre vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Edhe një herë ai theksoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, duke shtuar se i ka ardhur 'në majë të hundës' që duhet të japin justifikime, pasi nuk po bëjnë asgjë të keqe ndaj vendeve që refuzojnë t'i bashkohen.

"Për lejet e punësh, psh fabrika që ne kemi dhe në Maqedoninë e Veriut, kishin nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje dhe ishte shumë e vështirë ët nxirreshin lejet e punës, ndërsa tani ne nuk do na duhet ët bëjmë asgjë sepse ata janë të mirëpritur në serbi sikurse edhe punonjësit tanë në Maqedoni. Ne do ta zgjerojmë tregun e punës do tërheqim më shumë biznese nga perëndimi apo lindje pasi do u ofrojmë atyre një krah pune dhe njerëzit tanë mund të lëvizin aty ku është puna. Kjo është e rëndësishme edhe sa i përket thithjes së investimeve dhe kjo është baza e një zhvillimi më të mirë ekonomik të të tre vendeve tonë në të ardhmen. Biznesi për kompanitë e përfshira, do ë bëhet më e lehtë, tregtia do të jetë më e lehtë. Ne të tre sëbashku, ose të gjithë sëbashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm pasi njerëzit duan të shohin rezultate dhe duhet t'i bëjmë gjërat më shpejt. Në muajt në vijim ne duhet të organizohemi në mënyrë që në sezonin e verës të shohim që qytetarët e vendeve tona të kenë 5% ulje në dyqane, hotele apo restorante të ndryshme dhe besoj se kjo mund të subvencionohet nga shteti. Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe ne e kemi bërë të qartë. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiç gjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, por do të jetë e vështirë për ata që t'u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative", tha ai.


Lajmi kryesor:

'Shuplaka' nga Brukseli një ditë pas protestës së Berishës, Varhelyi: Mbështesim 'Ballkanin e Hapur', të bashkohen sa më parë 3 vendet e tjera! Firmosen 5 marrëveshje në Tiranë (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?