Ballkanit të Hapur do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi, një prej 3 vendeve që ende nuk i janë bashkuar. Dritan Abazoviç ka njoftuar se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në fillim të qershorit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar sot në lidhje me këtë lajm dhe u shpreh se po përgatisin “gjëra të mëdha” për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç, pas bisedimeve me partnerët nga të dy vendet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, që është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit”, shtoi ai.
2 javë më parë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Ai tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti. Megjithatë ende nuk i janë bashkuar zyrtarisht dhe duket se ka mjaft polemika lidhur me këtë çështje.
“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së me komisionerin e Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Tiranë, i bëri një ftesë publike Abazoviç për t'iu bashkuar Ballkanit të Hapur.
"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi", pati thënë Rama.
Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Paket e madhe për Ramen dhe Vucicin nga Putini, e mjera Shqipëri ku je fut e që nuk do rimëkëmesh kurr me këtë tradhtar…!!!
Përgjigju