'Open Day', nxënësit ekselentë të Gjimnazit “Ismail Qemali” vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

30 Nëntor 2023, 17:06| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 20:59

  • Share

Një grup nxënësish ekselentë nga Gjimnazi “Ismail Qemali”, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vëzhguar një ditë punë në këtë institucion.

Vizita e gjimnazistëve u bë në kuadër të nismës “Open Day”, e cila është iniciuar nga Agjencia për Media dhe Informim.

Pjesë e agjendës së vizitës së nxënësve në ministrinë e Mbrojtjes ka qenë dhe takimi me kreun e këtij dikasteri, Niko Peleshin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, të cilat rrëfyen punën e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballet kjo ministri.

Vizita në Akademinë e Forcave të Armatosura rezultoi një eksperience unike për gjimnazistët, duke bërë që për të kuptonin rëndësinë e këtij institucioni dhe ta konsideronin si një alternativë për të ardhmen.

Programi #OpenDay është një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim në kuadër të edukimit dhe informimit të të rinjve lidhur me funksionet, detyrat, ambientet e institucioneve qeveritare, si dhe mundësimin e takimit me përfaqësues të lartë të institucioneve përkatës për të diskutuar mbi nevojat e të rinjve dhe mundësimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për ta.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?