‘Open Day’/ Stafet e komunikimit të institucioneve vendore, vizitë studimore në Agjencinë për Media dhe Informim

20 Dhjetor 2023, 14:20| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 14:24

  • Share

Agjencia për Media dhe Informim ditën e hënë priti në një vizitë studimore përfaqësues të stafeve të komunikimit dhe funksioneve të tjera në bashkitë dhe institucionet lokale të Kukësit, Hasit, Dibrës dhe Tropojës, që janë pjesë e e programit për fuqizimin e kapaciteteve të komunikimit. Programi po zhvillohet në kuadër të projektit “Perspektiva të Reja” – New Perspectives.

Personat që ishin të pranishëm në vizitën studimore, u njohën nga afër me punën e agjencisë në marrëdhëniet me median dhe publikun, me qëllim garantimin e transparencës mbi vendimarrjen, nismat dhe politikat e Këshillit të Ministrave dhe strukturave në varësi.

Pjesëmarrësit bashkëbiseduan me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi mbi organizimin e punës për komunikimin efektiv me publikun, rolin thelbësor të punonjësve të komunikimit në institucionet publike dhe menaxhimin e krizave të komunikimit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?