Anjeza Marku dhe Patrik Vjollca në operan "Anne & Zef"

Opera 'Anne & Zef', në skenë me Anjeza Markun dhe Patrik Vjollcën

30 Nëntor 2018, 06:55| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 07:05

  • Share

Opera 'Anne & Zef', një produksion i Opera Spanga-s të Holandës, do të udhëtojë në një tur shfaqjesh 4-ditore nga Tirana në Prishtinë. Më 5 dhjetor kjo opera do të shfaqet në Tiranë (Universiteti i Arteve), më 6-dhjetor në Kamëz(Pallati i Kulturës), ndërsa më pas më 8 dhjetor do të udhëtojë do të udhëtojë në Gjakovë (Shkolla e muzikës) dhe më 9 dhjetor në Prishtinë (Kino Armata).

Në këtë shfaqje operistike, personazhi i parë do të jetë Anne Frank, e cila vdiq në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ndërsa personazhi i dytë do të jetë Zef, një djalë shqiptar i ditëve tona, që është viktimë e një hakmarrjeje. Ata takohen me njëri-tjetrin në parajsë, ku zbulojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve kulturore. Anne është shkrimtare, Zefit i pëlqen të jetë aktor dhe të dy kanë probleme me prindërit e tyre. Ata i tregojnë njëri- tjetrit për jetën e tyre, gjë që i afron gjithnjë edhe më shumë.

Kjo është, me pak fjalë, historia e operës mbresëlënëse për të rinj “Anne & Zef”. Pjesa e Annës do të luhet nga sopranoja shqiptare Anjeza Marku (2002), ndërsa baritoni Patrik Vjollca (1997) do të jetë në rolin e Zefit. Muzika do të luhet nga orkestra e përbërë nga muzikantë shqiptarë nën drejtimin e Huba Hölloköi-t.

Libretisti Ad de Bont shkroi libretin për përshtatjen e veprës së tij të suksesshme Anne & Zef, e cila bazohet në ditarin e njohur me famë botërore të Anne Frankut. Muzika është krijuar nga Monique Krüs. Regjisorja e operës, Corina van Eijk bën të ditur: “Të dy fëmijët kanë jetuar të izoluar deri në vdekjen e tyre, megjithatë ata takohen me njëri- tjetrin në kontekstin e lirisë absolute; në jetën e përtejme. Me këtë opera, duam të tregojmë se shumë pak ka ndryshuar që nga koha e Anne Frankut. Njerëzit janë ende të izoluar në vende për të cilat nuk dinë asgjë. Këta njerëz nuk shfaqen në lajme, megjithatë, historitë e tyre dalin në pah pas shumë kohësh, pasi ato kanë ndodhur. Falë Anne Frankut, ne tani dimë shumë më tepër për jetën e përditshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk është një temë e thjeshtë, megjithatë, për shkak të muzikës prekëse, e cila është kompozuar posaçërisht për këta këngëtarë të rinj, opera premton të jetë një pjesë emocionuese dhe tepër prekëse."

Opera është e përshtatshme për të rritur dhe të rinj. "Anne & Zef" është drejtuar nga Orkestra Filarmonike Holandeze. Produksioni origjinal i orkestrës vjen në dirigjimin e Corina van Eijk, me skenografi dhe video të animuara nga Jolanda Lanslots dhe ndricim nga Henk Post. Kjo opera do të prezantohet me një përkthim të ri në gjuhën angleze nga Jonathan Levi.

Ndërsa ngjarjet zhvillohen në këtë mënyrë: Anne Frank është në Parajsë. Aty shfaqet Zef Bunga që mendon se e njeh atë. Ata flasin për jetën dhe vdekjen e tyre dhe se çfarë bënin kur qëndronin të fshehur. Anne shkruante ditarin e saj dhe Zef vepronte. Anne e pyeti Zefin nëse ai dëshironte të bënte diçka për të dhe së shpejti ajo ra dakord me të; Zef luante rolin e babait të tij, dhe Anne rolin nënës së tij. Zef flet për Kanunin, gjakmarrjen dhe vëllanë e tij, Anne i tregon për kohën e saj në kampin Ëesterbork dhe atë të përqendrimit Auschëitz. Ata ankohen për prindërit e tyre dhe flasin për ëndrrat e tyre. Midis adoleshentëve krijohet një lidhje e veçantë.

Kjo shfaqje e veçantë organizohet nga Syri Blu, Ambasadat e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë dhe Prishtinë, të mbështetura nga Bavaria Holandë, VidiSquare, Neelevat, Fiege transport,“Fondi për Performancën e Arteve të Hollandës” dhe Ambasada e Izraelit në Tiranë.

Sopranoja Anjeza Marku

Posteri i Operas "Anne & Zef"

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?