Pas deklaratës së ministres së kulturës Elva Margariti, se opera duhet që të shkëputet nga varësia totale nga shteti, e bërë kjo para artistëve gjatë analizës së performancës katërvjeçare nga drejtoresha Zana Çela, dirigjenti Zhani Ciko ish- drejtues për më shumë se një dekadë i këtij institucioni në një intervistë në “ReportTV” propozon se çfarë duhet bërë, qe mbështetja e artit nga privati të marrë jetë në vendin tonë, duke nisur fillimisht nga ligji për sponsorizime, pa harruar veçanërisht statutin e artisteve dhe zërin e tyre në ato vendime që kanë në dorë fatin e institucionit të themeluar rreth 65 vjet më parë.
“Pa dashur të analizojë asnjë fjalë nga këto, bota ka mundësuar modele shumë të mira të kombinimeve të formave private edhe shtetërore. Për operën modele janë disa; Ato që janë vetme shtetërore, që nuk pranojnë fonde private dhe Sistemi i fondacioneve teatrore private, ku teatri ka pavarësinë e vetme sa financiare edhe kulturore, por edhe të mirat publike kalojnë si duhet. E rëndësishme, mendoj se është shikimi i ligjit të sponsorizimit, statusit të artistit dhe struktura”, shprehet ndër të tjera Ciko.
Ndonëse, artistët gjenden prej mëse shtatë muajsh në izolim për shkak të pandemisë COVID 19, Ciko thotë se rikthimi i tyre në opera ka gjithë vëmendjen e publikut, prandaj duhet punuar për të ruajtur cilësinë
“Pas pandemisë duhet rishikuar strukturat. S’duhet kuptuar si thjeshtim i kërkesave artistike, kjo do të çonte në ç’kualifikim. Publiku duhet të vijë të shijojë shfaqjet”
Sa i përket vijimësisë së operës kombëtare, por edhe të vetmes në vendin tonë, dirigjenti mendon se, duhet të jetë dinjitoze nga menaxhuesit.
“Ata që e marrin në dorë duhet ta çojnë, para. S’do doja të binte turpi mbi asnjë”, përfundon Ciko.
Restaurimi i operës nga taksapaguesit shqiptarë ka kushtuar më shumë se 1.2 miliardë lekë. Në varësi të shtetit ka qenë për rreth 65 vjet, ndërsa gjatë viteve të fundit buxhet-vjetor është rreth 295 milionë lekë, edhe ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata).
O Zhani o mjeshter i madh me te vertete duhet sponsor por kur te jepet shfaqja edhe sponsori do pjesen e tij..po a e di ti se sa do te shkoje cmimi i biletes per spektatorin?
Përgjigju