Një shfaqje për të bërë bashkë të gjitha trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Mbrëmjet e 17 dhe 18 prillit, “Opera Gala” do të ngjisë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit: Orkestrën simfonike, korin, trupën e baletit dhe solistët nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me koreografi e regji të mjeshtrit Renato Zanella.
Publiku do të ketë mundësinë të udhëtojë përmes disa arieve më të dashura të muzikës klasike, ndërsa do të shijojë pjesë nga Mozart, Verdi, Puçini apo Strauss.
“Si mund ta celebrojmë më mirë këtë bashkim, që ne artistët muzikantë duam t’i transmetojmë publikut? Si mund të festojmë në mënyrë më të mirë sesa me këtë repertor të nivelit të lartë dedikuar dhe kompozuar për publikun? Kjo gala sjell gëzim. Gëzim për të gjithë është bukuria.”, - shprehet dirigjenti Alapont.
“Muzika, zëri, vallëzimi është art i gjallë, që duhet të mbetet në teatër. Është një zgjedhje artistike për të treguar këtë parfum të së shkuarës, ku të gjithë kompozitorët kanë dhëë nga vetja e tyre, duke bërë që publiku të shkojë në teatër dhe të ndryshojë, të dalë ndryshe prej andej, të rritet dhe të mrekullohet, të kuptojë të shkuarën për të ruajtur të ardhmen.”, - vëren regjisori dhe koreografi Renato Zanella.
Ndërkohë këngëtarët e operas në këtë gala do t’i shohim edhe duke kërcyer. Për mezosopranon Vikena Kamenica është e bukur që kjo shfaqje vjen pikërisht në pranverë, një periudhë që lidhet me rilindjen.
“Mblidhen shumë vepra bashkë, që në shumicën e titujve që kanë, mbyllja është goxha tragjike dhe dramatike, e ndonjëherë harrojmë ato bulëzat e bukura të gëzimit që kalojnë këto personazhe të rëndësishëm, që pothuajse të gjithë ne në panel i këndojmë në këtë vepër. Por pjesa e trishtë që ato kanë largohet, duke mbajtur dashurinë si fjalë kryesore, gëzimin, xixat e bukura të sjlla bashkë. Është koncert i veçantë se jo gjithmonë na bie fati të jemi të gjithë protagonistë kryesorë në të njëjtën skenë.”, - thekson Kamenica.
“Është e bukur kjo gala se është e larmishme. Galaja në vetvete përmban shumëllojshmëri muzike, baletin dhe e bëjnë të gëzueshme e jo të mërzitshme për publikun. Publiku do ta mirëpresë se ka vërtet alegri. Është bërë një punë e jashtëzakonshme.”, - thotë primabalerina Enada Hoxha.
Opera gala do të zgjasë dy orë dhe do të sjellë në skenë 150 artistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe B
Komente
