Opera “Il trovatore”në Pallatin e Kongreseve, Zana Çela: Produksioni më i madh në këto dy vite

7 Maj 2019, 16:28| Përditesimi: 7 Maj 2019, 16:41

  • Share

Opera “Il trovatore” e Xhuzepe Verdit do të ngjitet nesër në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ngjarjet ndodhin në Spanjë, në fillimin e shekullit XV-të, ku komandanti i trupave mbretërore të Aragonit, Konti di Luna është i dashuruar me Leonorën, një fisnike e re në shërbim të mbretëreshës, e cila nuk ia kthen dashurinë. Ndërsa, jashtë rezidencës mbretërore, ushtarët e tij e ruajnë gjatë tërë natës atë. Në një konferencë për mediet për prezantimin e kësaj vepre që vjen nën regjinë e artistit italian Mariano Bauduin ishin të pranishëm edhe artistët protagonistë, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Nga përmasat e këtij produksioni, nisur nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në raport me të gjithë produksionet që kemi realizuar gjatë dy viteve që lamë pas rezulton që ky është produksioni më i madh. Sikundër edhe skenografia edhe kostumografia janë komponentë që i japin kësaj opere këtë vlerë”, shprehet drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela.

Edhe sopranoja Eva Golemi, e cila vjen në rolin e Leonorës.

“Për mua është debut edhe unë kam një peshë të jashtëzakonshme. Mezi po e pres këtë premierë, edhe mendoj se ne artistët jemi me shumë fat, që ky produksion i mbetet teatrit”, shprehet Golemi.

Për mexosopranon Vikena Kamenica, personazhi që ajo luan përmban dramën më të madhe. “Vallëzimin me vdekjen që ka vendosur regjisori në këtë vepër është shumë e fortë edhe tregon, sesa e fortë është kjo vepër. Vjen në një version të fortë edhe drithërues”, shprehet mexosopranoja Vikena Kamenica, e cila do të interpretojë rolin e Azucena-s”, thotë Kamenica.

Ndërsa, për ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillio,  kjo vepër bashkon kufij, me melodinë edhe muzikën që ka.

“Aty ku ndërhyn politika, apo krijon barriera dhe kufij, muzika e madhe është ajo që i bjerrë edhe bashkon këta kufij. Verdi bashkoi jo vetëm këta kufij, sikundër e pamë, por bashkoi Europën edhe gjithë botën me muzikën dhe melodinë e tij. Prandaj, sikundër milanezët e një kohe mund të themi, rroftë Verdi, por rroftë edhe Europa”, shprehet Cutillo.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca e sheh kulturën, si një fushë që mund të ndërtojë ura dialogu.

“Në fakt, ka qenë shumë e qartë për ne në Delegacionin e Bashkimit Europian,  që për javën e Europës 2019, synimin e kishim që të lidhim këtë vlerë kaq të rëndësishme që sjell kjo opera. Kjo opera është një vepër që feston pikërisht diversitetin kulturor, por edhe dialogun kulturor që sillet në të, në vetvete këto vlera përbërëse, integrale të Bashkimit Europian, të cilat ne natyrisht që i festojmë gjatë gjithë kohës, edhe veçanërisht gjatë javës së Europës... Kultura është vërtetë e rëndësishme, është një mjet i fuqishëm. Është pikërisht kjo vlerë kaq e rëndësishme, që ka lidhur Shqipërinë me BE-në. Prandaj për të gjithë ne,për BE-në, shtetet anëtare, Italia edhe autoritetet shqiptare, është e rëndësishme që të punojmë së bashku... Për të treguar këtë dëshmi, është kënaqësi e madhe, që ne do të kemi nesër në hapje të kësaj premiere përfaqësuesen e lartë të BE-së, zëvendëspresidenten Federica Mogherini”, shprehet Luigi Soreca.

“Il Trovatore” është një opera e Giuseppe Verdi-t e shfaqur për herë të parë në 19 Janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës. Së bashku me “Rigoletto” e “La Traviata ”, kjo opera bën pjesë në të ashtuquajturën triologjia popullore verdiane. Libreti në katër akte është marrë nga drama “El trovador” e autorit Antonio Garcia Gutierrez. Verdi ia besoi përpunimin e libretit Salvadore Cammarano-s. Në role interpretojnë solistët:Leonora (soprano): Eva Golemi, Dorina Selimaj, Maria Prifti (cover); Manrico (tenor): Dario di Vietra, Denys Pivnitskyi; Azucena (mezzosoprano): Vikena Kamenica, Ivana Hoxha etj. Opera ngjitet në skenë për katër net nga data 9 deri në datë 11 maj, ora 19.00 në Pallatin e Kongreseve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?