Opera “La boheme”/ Dirigjenti Jacopo Sipari rrëfen se si po ndikon virusi corona tek artistët italianë

7 Mars 2020, 14:02| Përditesimi: 7 Mars 2020, 14:15

  • Share

Këto ditë trupa artistike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka nisur provat për operën “La Boheme” të Jacopo Puçini-it. Vepra do të dirigjohet nga artisti italian Jacopo Sipari, i cili rrëfen për “ReportTV” punën e nisur me instrumentistët edhe solistët, për të jetësuar historinë e dashurisë së çiftit të ri, Mimit dhe Rodolfos, që u duhet të përballen me kalimin nga adoleshenca drejt pjekurisë, por edhe me dhimbjen e madhe, që lë pas një sëmundje, si tuberkulozi.

“La boheme është opera e parë që unë kam dirigjuar në fondacionin Puçini në teatrin tim, kur isha shumë i vogël. Prandaj për mua është një kënaqësi e madhe që jam këtu për të dirigjuar “La boheme”, sepse çdo herë që e sjell e sjell në mënyrë të re, përmes eksperiencës sime jetësore, pasionit edhe dhimbjes që kam kaluar. Duhet që të them se në Shqipëri kam gjetur artistë të nivelit shumë të lartë, citoj Eva Golemin, që është në kastin e parë, por edhe të tjerët, që janë pjesë e kësaj vepre”, shprehet dirigjenti Jacopo Sipari.

Dirigjenti 35 -vjeçar rrëfen edhe situatën e artit edhe artistëve sot në Itali

“Në Itali situata është shumë e vështirë sidomos në këtë periudhë, kam përshtypjen se 2020-ta është një vit që sjell nevojën e emergjencave të ndryshme, sepse askush nuk beson më në art, askush nuk beson më në muzikë. Sepse mendoj se ka humbur koncepti, se përse njerëzit duhet që ta shikojnë një koncert apo një opera. Mendoj se është e qartë që tani nëse duhan që të dëgjojnë një regjistrim të mirë, blejnë një disk të Pavarotti-t, edhe e përjetojnë La Boheme në mënyrën më të mirë. Por muzika është tjetër, muzika duhet të jetë një manifestim që përjetohet vërtetë. Që njerëzit gjejnë veten edhe vinë për të përjetuar emocione të jashtëzakonshme nga një arie. Edhe ne e kemi këtë përgjegjësi. Mendoj se në 2020-n ne muzikantët, artistët kemi mundësinë që të ndalim kohën edhe t’i mbajmë njerëzit të ulur për të dëgjuar dy orë, t’u dhurojmë emocione të forta, që kur të kthehemi në shtëpi, të jenë mbase më të lumtur sesa kur vijnë në teatër”, thotë muzikanti.

Sa i përket faktit që sot shpeshherë artistët përmes artit të tyre duhet edhe të jetojnë, ai e konsideron këtë diçka të jashtëzakonshme.

“Kjo është një gjë tjetër e jashtëzakonshme, sepse ideja është që janë akoma tani shumë persona që besojnë në këtë punë, edhe besojnë se kjo punë mund të jetë edhe burim për jetën e tyre, është e jashtëzakonshme. Për ne artistët, muzikantët nuk ka një distancë midis jetës reale edhe punës sonë, sepse muzika është jeta jonë. Edhe gjëja e rëndësishme është që ne jemi artistë edhe jetojmë me artin 24 orë në 24. Edhe kjo është e bukur, sepse kur sheh njerëzit që vijnë për të na parë, nuk shohin vetëm operën që ne bëjmë, por shikojnë edhe neve. Edhe kjo është e jashtëzakonshme, sepse ne jemi vetvetja, edhe kjo është mënyra jonë për të treguar këtë opera. Kjo është gjëja më e rëndësishme që opera na dhuron”, thotë dirigjenti.

Ndërkohë, artisti ndalet edhe tek vendimi i fundit i qeverisë italiane, ku për shkak të virusit corona në Itali janë mbyllur teatrot

“E kam lexuar këtë deklaratë të Presidentit tonë, që teatrot do të jenë të mbyllur deri në fillim të prillit. Kjo padyshim që i përgjigjet një emergjence reale, sepse gjëja e parë është kujdesi ndaj shëndetit, padyshim që është e nevojshme. Por duhet kujtuar që një vendim i tillë ndikon në mënyrë përcaktuese në jetën e të gjithë atyre artistëve që qartësisht jetojnë me këtë gjë, sepse një muaj teatrot e mbyllur, me siguri që ky është një problem i madh për të gjithë artistët, muzikantët, orkestrat edhe drejtorët. Por i përgjigjet padyshim një emergjence të rëndësishme shëndetësore, që duhej marrë kundër këtij virusi. Edhe përse është i përqendruar në disa vende, kryesor është shëndeti. Urimi im më i madh është që çdo gjë të kthehet shpejt në normalitet, se një Itali pa muzikë, pa spektakël nuk është e imagjinueshme”, përfundon ai.

Opera “La Boheme” do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 13, 15-16 mars.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?