Opera sfidon karantinën, më 11 prill nis shfaqja e parë online, Zana Çela e Adela Muccollari zbulojnë surprizat (VIDEO)

10 Prill 2020, 12:38| Përditesimi: 10 Prill 2020, 13:19

  • Share

Një nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë ka sfiduar karantinën. 

Ka kaluar plot një muaj nga mbyllja në shtëpi e artistëve për shkak të pandemisë Covid 19. Administrata e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ne Tirane nuk e ka ndalur punën.

Ata kanë realizuar një premierë ndryshe me interpretime dhe regjistrime nga shtëpitë e tyre, duke shënuar një sezon artistik te sjellë në një formë shumë origjinale.

 Ndiq “Opera me pizhama”, prej datës 11 prill, opera, balet, koncerte, performanca-soul”.

Kështu njofton  institucioni.  Sipas drejtoreshës Zana Çela artistët po zhvillojnë provat në shtëpitë e tyre për të përcjellë programin muzikor. E gjithë administrata po punon që shqiptareve të izoluar në shtëpitë e tyre, t’u shkoj opera në shtëpi.

“Te dashur miq të operës. Nuk prisnin dot më gjatë për të sjellë shfaqje pranë jush, ndaj gjetëm një mënyrë tjetër, sezon artistik online, të cilit i kemi vënë titullin: Ndiq operën me pizhama”. Është një titull simbolik për të dhënë mesazhin që ju tashmë të na ndiqni në shtëpi me komoditetin më të madh në shtëpinë tuaj ne do të sjellim të gjitha shfaqjet e sezonit tonë artistik dhe kjo do të fillojë më 11 prill, në ora 20.00, orë në të cilën ne do të startojmë me shfaqjen e operës premierë “La Boheme”. Më pas në kalendarin tonë do të ndiqni perfomanca që do të vijnë nga solistët e baletit dhe të operës. Kështu që me pjesëmarrjen e tyre, kalendari do të ketë shumë kreacion dhe do t’ua pasurojë jetën. Kështu që qëndroni në shtëpi” , u shpreh Zana Çela drejtoresha e TKOB-it . 

Në këtë program do të përfshihen edhe artistët italianë që kanë  bashkëpunuar me TKOB-in gjatë këtij sezoni artistik, sicc opera “Toska” e Puçinit, që do të këndohet nga sopranoja e njohur Eva Golemi

Të mbyllur në shtëpitë e tyre artistët këtë herë do të kenë një koordinim ndryshe, çdo artist tashmë po përgatit materiale nga shtëpia e tij, i regjistron përmes celularit dhe këto filmime do të shfaqen online. Adela Muçollari në tetë sekonda zbulon një pjesë të surprizës nga shfaqja e parë e këtij seozni. Le ta ndjekim pak çaste.  Shfaqjet online do të fillojnë në 11 Prill. KJo do te jete premiera e parë online e  TKOBAP, që t’u çojë operën shqiptarëve në shtëpitë e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?