Opera “Tosca” rikthen pas 13 vitesh tenorin Saimir Pirgu

4 Nëntor, 15:53| Përditesimi: 4 Nëntor, 16:50

  • Share

Më shumë se një opera, “Tosca” është një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës. E vendosur në Romën e shekullit XIX, historia e kësaj opere na fton të eksplorojmë marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pasionante, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist. 

Kjo histori e jashtëzakonshme, ndër notat magjike të Puçinit, rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB-së tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu, krah të cilit do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore, Krassimira Stoyanova, ndërsa në rolin antagonist vjen baritoni Carlos Almagauer.

Për tenorin Saimir Pirgu, interpretimi në këtë opera është kënaqësi.

“Hera e fundit që kam kënduar këtu ka qenë opera ‘Verter’ dhe doja të vija me një opera të veçantë, të zgjedhur në një vit të veçantë dhe rastësisht qëlloi të ishte viti puçinian.”, - shprehet ai.

“Tosca” do të vijë për publikun nga 6 deri në 10 nëntor, ndërsa Saimir Pirgu do të ngjitet në skenë në rolin e Cavaradoss-it në datat 6 dhe 8 nëntor.

“Është me të vërtetë një rol që të jep kënaqësi interpretative, të jep kënaqësi demonstruese për të treguar se kush je si aktor, por gjithashtu, patjetër edhe si këngëtar.”, thotë ai.

Por tenori vjen për publikun shqiptar edhe me një “dhuratë” të veçantë, pasi sapo ka publikuar albumin e tij “Saimir” me 20 arie operistike.

“Kam bërë debutimin me albumin tim të tretë në Vjenë. Është bërë prezantimi i tij në datën 26 dhe do të vijojë në disa shtete, duke filluar nga Tirana. Në këtë rast, në Tiranë unë vija me operën ‘Tosca’. Brenda në album janë të dyja ariet më të famshme të ‘Tosca’-s.  Për albumin ‘Saimir’ është zgjedhur me shumë kujdes prezantimi i arieve dhe një homzh të vogël, që mund t’i dedikoja Shqipërisë ishte aria e Prenk Jakovës nga opera ‘Skënderbeu’.”, - tregon artisti.

Opera “Tosca” vjen si një produksion me Fondazione Festival Puçini-Torre del Lago, i cili kremton 100-vjetorin e Puçinit, duke sjellë në TKOB një regjisore të përmasave botërore siç është Manu Lalli. efekte

 

B.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?