Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për 20 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme në operacionin e koduar 'Shënmëri 2020'. Deri në këto çaste janë dhënë masat ‘arrest me burg’ për 16 të arrestuarve, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë dënuar në mungesë me 'arrest me burg'.
Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe vijon ende, ndërsa gjyqtar i çështjes është Florin Demollari.
Gjithashtu gjatë seancës nga Prokuroria e Kukësit është kërkuar transferimi i dosjes në SPAK, që është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër. Gjykata po jep masat për të 22 të arrestuarit, ku pritet ende masa ndaj dy policëve dhe më pas dosja do i kalojë SPAK.
Operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 22 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.