Tashmë kanabisi nuk kultivohet vetëm në male, por në mes të fushës. Mbi 80 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, e cila ndodhet mes dhjetëra të tjerave me perime. Burimet thanë se serat janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira. Policia ka shoqëruar edhe kryeplakun, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit, ndërkohë janë arrestuar nëntë persona të armatosur që ruanin kanabisin.
Në total mësohet se janë 95 persona të shoqëruar. Në pamje shihen kamionët e ushtrisë që ngarkojnë kanabisin e sekuestruar që ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh. Burime bëjnë të ditur se është sekuestruar 800 kg kanabis.
Ndërsa brenda serës u gjetën sende personale të punëtorëve, të cilët dyshohet se vinin nga qytete të ndryshme dhe jetonin brenda kësaj ferme në Dronovicë të Beratit. Numri i bimëve të kultivuara është me mijëra, thanë burimet, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi sasinë e lëndës narkotike dhe personat e arrestuar.
Report TV ka zbardhur disa nga emrat e grave të cilat ishin të punësuara në serat me kanabis të zbuluara sot në Berat. Ato janë shoqëruar nga policia e Beratit, ndërsa brenda serës kishin përshtatur edhe ambiente për të fjetur dhe për t’u larë.
- Fatmira Zaja
- Dëshire Hoxha
- Honke Farruku
- Besnike Tartari
- Hajrie Dika
- Flora Kodheli
- Lumturie Toshi
- Diana Meta
- Mimoza Doku
- Sadie Gjana
- Fatmire Tota
- Mihane Marku
- Afërdita Cani
- Behije Hasa
- Rrushie Cuku
- Fatmire Marku
- Valentina Disha
- Elida Disha
- Lule Luka
- Rudije Halili
- Mirushe Bardholi
- Enkeleda Bardholi
- Bukurie Bardholi
- Vera Sala
- Nurie Hysenaj
- Shyrete Hysenaj
- Laureta Stafa
- Blerina Likmetaj
- Dashurie Sinaj
- Afërdita Hasa
Sipas burimeve për Report TV, në serat me kanabis të zbuluara në Berat, gratë të cilat ishin punësuar, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.
Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kishte mbetur edhe një serë të cilën duhet ta përfundonin për tharjen e lëndës narkotike kanabis.
Nëntë personat e armatosur të cilët ruanin serat me kanabis ishin gjithashtu nga zona e veriut të vendit, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha. Ndërkohë është shpallur në kërkim një prej personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Nëntë persona të armatosur janë arrestuar nga policia e Beratit pas operacionit ku u gjetën 800 kilogramë kanabis që kultivoheshin në sera.
Të gjithë personat e arrestuar ishin të armatosur me qëllim ruajtjen e serave të kanabisit. Të gjithë të punësuarit në sera, duke nisur nga gratë deri tek organizatorët ishin nga Fushë Kruja dhe nga Lezha. Gratë flinin brenda serave ku kishin vendosur dyshekë me ajër dhe dushe për t’u larë.
Ekonomia e edvin rames. Ja nga i merr Rama rritjet ekonomike imagjinare.
PërgjigjuNa kujtuan Lazaratin.Pse policia nuk ka bere publik emrat e njerezve te armatosur qe ruanin serat? Ky nuk eshte me sekret hetimor,sepse ata qe qendrojne pas ketij //investimi//,sapo kane pare lajmin ne media kane //avulluar// tashme.
PërgjigjuSpanja doli nga kriza vetem se lejoi shtepite e barit kurse ketu po bejne burg kot pa lidhje ne nje vend qe duhet ta kishte lejuar me kohe per shkak te ekonomise mizerabile qe kemi , por i thone bej si them une dhe mos bej si bej une qe te futesh ne europen e leahit vk
PërgjigjuTe q*fsha kolumbin shtet vk
Përgjigju