Kronikë

Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, 27 të arrestuar, 7 në kërkim! Bashkë me gazetarët shisnin ekstazi në ish-bllok (EMRAT)

18 Shkurt, 09:25| Përditesimi: 19 Shkurt, 10:24

  • Share

TIRANË- Një grup i mirëorganizuar vepronte në Tiranë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në kryeqytet. Për të mos rënë në sytë e policisë, ata vepronin individualisht dhe të përhapur në të gjithë territorin e Tiranës. Si shpërndarës, grupi zgjidhnin kryesisht të rinj duke filluar nga 19 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia nisi hetimet prej fundit të vitit 2024, ku me metoda speciale, u zbuluan mbi 40 anëtarë të këtij grupi, të goditur në disa faza hetimesh.

Në operacionin e fundit të koduar “Blic 34” gjykata lëshoi 34 masa sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” të kryer në bashkëpunim.

“Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 persona, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre, pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë”, tha Elton Allushi, drejtori i Policisë Tiranë.

Më herët i njëjti grup është goditur me 7 arrestime.

Burime policore thonë për Report Tv, se kryesori i grupit, konsiderohet Euxhenjo Manushi, 21 vjeç me banim në Tiranë, djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.

Kjo është masë e dytë për të, pasi më 9 dhjetor, i riu u arrestua në një operacion antidrogë të Policisë së Tiranës, në automjet me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës nëse hidhej në treg arrinte në 270 mijë euro.

Pjesë e kësaj bande me shpërndarës, sipas policisë janë dhe grupi i gazetarëve të Portalit të Naim Nokës. Zona e ish-bllokut i ishte gazetar Ergis Noka 19 vjeç dhe gazetarët e tjerë, Drin Vjerdha, 19 vjeç, Kristofor Pandelejmoni 20 vjeç, Mario Cerra 25 vjeç (te gjitha te punesuar te portali Publik.live) u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar, pasi policia bastisi zyrën e portalit të shndërruar në bazë droge. Shpërndarësve të kamufluar si gazetarë iu kapën në atë kohë  300 tabletave ekstazi MDMA që dyshohet se i siguronin në Kosovë e Serbi, dhe i shisnin në lokalet e natës në ish-Bllok 3 mijë lekë për 1 kokërr.

Policia ka arritur të dokumentojë se ky rrjet i shpërndarësve të drogës në Tiranë, shisnin lëndë të ndryshme narkotike. Në total, në dy faza të hetimit, janë sekuestruar 3.4 kg kokainë, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg kanabis, 26 telefona celular dhe 10 automjete

Të arrestuarit:
1. Bosian Lamaj 28 vjeç
2. Alsid Nekaj 27 vjeç
3. Edmond Gjinarari 20 vjec
4. Irakel Gjini 37 vjeç
5. Armans Thanasaj 33 vjeç
6. Amarildo Kola 34 vjeç
7. Bjorn Mazniku 25 vjeç
8. Armando Katroshi 30 vjeç
9. Aurel Lila 28 vjeç
10. Erdi Hyka, 25 vjeç
11. Mateo Uka 21 vjeç
12. Kleo Lika 30 vjeç
13. Erdi Dibra, 21 vjeç
14. Klajdi Hysa 21 vjeç
15. Aldo Faja 34 vjeç
16. Erald Alikaj 22 vjeç
17. Fabjol Tahiri 19 vjeç
18. Andi Grori 36 vjeç
19. Elvis Shehaj 42 vjeç
20. Gjergj (Gkergk) Polena 47 vjeç
21. Panajot Brahimaj 26 vjeç
22. Marjo Pojaku 25 vjeç
23. Euxhenjo Manushi 21 vjeç
24. Mario Cerra 25 vjeç
25. Sadik Rama, 24 vjeç
26. Klejvis Taku 27 vjeç
27. Arjel Cinaj, 21 vjeç

 

Të arrestuar më parë:
1. Klaudio Serjani 26 vjeç
2. Ergis Noka, 19 vjeç
3. Drin Vjerdha, 19 vjeç
4. Kristofor Pandelejmoni 20 vjeç
5. Myslym Balliu 31 vjeç
6. Kristian Buci 23 vjeç
7. Xhejson Mukaj, 19 vjeç
Në kërkim
F. B., 43 vjeç
E. S., 28 vjeç
G. G., 27 vjeç
D. G ., 19 vjeç
K. H., 24 vjeç
M. B., 25 vjeç
E. L., 30 vjeç

Ora 12:31
Detaje nga operacioni antidrogë/ Pjesë e grupit djali i pronarit të portalit Publik.live Naim Noka dhe 3 gazetarë

 

Zbulohen detaje të operacionit të arrestimit në kuadër të arrestimit të operacionit antidrogë zhvilluar në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit në disa zona të kryeqytetit

Mësohet se Euxhenjo Manushi një ndër kryesorët grupit të shpërndarësve të lëndës narkotike në Tiranës.

Pjesë e grupit është edhe Ergis Noka, djali i  portalit Publik.live, të Naim Nokës, 3 gazetarë të këtij portali Drin Vjerdha, Mario Cerra, Kristofor Pandelejmoni.

 

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?