TIRANE- Një operacion i madh kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike me doza është zhvilluar këtë të diel në Kavajë, me një total prej 18 urdhër-arrestesh me vendim gjykate.
Operacionalja dhe Antidroga e Durrësit, mbështur nga Komisariati i Kavajës, ndërhynë për ekzekutimin e tyre, në banesa, biznese, lokale dhe në afërsi të shkollave.
Burimet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e masave me vendim gjykate janë ekzekutuar, ndërsa Antidroga e Durrësit hetoi për më shumë se 5 muaj për dokumentimin e veprimtarisë krminale.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe lëndë narkotike në doza, gati për shitje.
Komento
Komente
