TIRANË- Policia e Tiranës i dha goditje finale grupit të Enea Sulejmanit, kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke i shtypur me makinë në “Rrugën e Kavajës”.
28-vjeçari Sulejmani, i cili në makinë kishte 1 kg kokainë, sipas burimeve nga policia rezulton të jetë ndër personat kryesor të grupit kriminal të shpërndarjes së drogës nëpër zona të ndryshme të Tiranës.
Antidroga e Tiranës arriti të zbulojë 35 persona pjesë të grupit që siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në kryeqytet, duke nisur kështu fazën e radhës të operacionit të koduar “Tempulli 3”. Nga 35 urdhër-arreste, 25 u arrestuan, 5 prej të cilëve të kapur më herët, të cilëve iu komunikua masë e dytë sigurie brenda qelive të paraburgimit dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim.
"Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 27 telefona celular të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme", tha Tonin Vocaj.
Të arrestuarit janë kryesisht të rinj, nga mosha 19 vjeç, por mes tyre ka edhe të tjerë më të rritur që shkojnë deri në 46 vjeç. Ndërsa më herët, bashkë me kryetarin e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, janë arrestuar edhe Envis Gorellari, 37 vjeç, Fatjon Çiçi, 34 vjeç, Igli Begaj, 20 vjeç dhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, si pasojë e hetimit të nisur që në muajin janar të këtij viti ku u sekuestrua kokainë, heroinë dhe kanabis, e cila shpërndahej afër shkollave dhe në lokale nate në zona të ndryshme të Tiranë.
Emiljano Birja,
Abdullah Zyberi,
Albjo Shkira,
Kevin Nazari,
Amarildo Jashari,
Florjan Çepa,
Ibez Zebi,
Florjan Miha,
Erol Bardhoshi,
Andrin Bajraktari,
Emiljano Maksutaj,
Hamza Firi,
Albi Bulku,
Maringlen Kolaj,
Armando Disha,
Klodjan Lena,
Altmir Mustafaraj,
Gentjan Agaj,
Flori Lime
Fatjon Çiçi
Enea Sulejmani
Igli Begaj
Shkëlqim Ostreni
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme
Enea Sulejmani
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u pyet sot nga gazetarët, në lidhje me akuzat indirekte që janë bërë nga deputeti Flamur Noka ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë, se drejtues të policisë dalin në dosjen Metamorfoza.
"Nga informacionet e dosjes "Metamorfoza", thuhet që dhjetra drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, thuhet se edhe Drejtori i Policisë Kriminale del diku atje, janë të përfshirë, të dokumentuar në këtë dosje si implikime në trafik droge, në organizata kriminale dhe krim të organizuar", tha Noka një ditë më parë.
Vocaj tha se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë informacion, megjithatë garantoi gazetarët dhe publikun, që në 40 vite karrierë në policinë e shtetit, sipas tij nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet kriminale.
“Në lidhje me pyetjen nuk kam informacion të mëtejshëm për hetimet në kuadër të operacionit metamorfoza. Kam qenë drejtor i departamentit të policisë kriminale dhe ju garantoj që në mbi 40 vite që kam në polici nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale dhe nuk jam pjesë, apo lidhje me asnjë individ me rekorde kriminale në Shqipëri”, tha Vocaj.
Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të personave të përfshirë në trafikun e drogës në Tiranë. Grupi prej 35 personave u godit pasi shpërndante drogë në lokalet e natës dhe afër shkollave në Tiranë.
Në pamjet dallohet momenti kur disa prej tyre u vihen prangat, ndërsa në ambientet e sekuestruara dallohet edhe kokaina në peshore.
Report Tv siguron emrat e 20 personave të arrestuar bë kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’. Ata aknë rënë në pranga pas hetimeve 4 mujore, ndërsa shpërndanin drogë në lokalet e natës dhe afër shkollave.
EMRAT E TË ARRESTUARVE
Rei Ramushi,
Emiljano Birja,
Abdullah Zyberi,
Albjo Shkira,
Kevin Nazari,
Amarildo Jashari,
Florjan Çepa,
Ibez Zebi,
Florjan Miha,
Erol Bardhoshi,
Andrin Bajraktari,
Emiljano Maksutaj,
Hamza Firi,
Albi Bulku,
Maringlen Kolaj,
Armando Disha,
Klodjan Lena,
Altmir Mustafaraj,
Gentjan Agaj,
Flori Lime.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë. Janë vënë 20 persona në pranga, 10 në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.
Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3” në kuadër të të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketësn e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, bazuar në inteligjencën informative, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila regjistrojë procedimin penal me nr. 496 viti 2024.
Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.
Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme.Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, falenderojmë prokurorin e këtij procedimi, z. Albert Demirneli dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të procedimit.
Njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve.
Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.
futini brenda keto policet e korruptuar
Përgjigju