Një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë në Itali u shkatërrua, ndërsa 9 masa sigurie u firmosën. Sipas mediave italiane operacioni u shtri edhe në Shqipëri, ndërsa droga qarkullohej nga Ekuadori dhe përmes shteteve të Europës, vinte në Itali dhe tregtohej në Torino dhe Frosinone, në veri.
Trafikantët kishin planifikuar dhe një nëndetëse të vogël, që pilotohej nga distanca, për transportin e drogës. Autoritet italianë kanë pikasur testimet pranë një liqeni në periferi të Torinos. Në pritje të përdorimit të mjetit të ri, për më shumë se një vit, trafikantët transportonin drogën nga Ekuadori, duke përdorur makina të pajisura me dysheme të dyfishta, që udhëtonin nga Holanda, Spanja dhe Franca.
Në kërkim 4 në Shqipëri
Prej orëve të para të mëngjesit të 14 majit 2024 karabinierët në Itali zhvilluan një operacion të gjerë në provincat e Torinos dhe Frosinones për ekzekutimin e 9 masave të sigurisë të firmosura me vendim gjykate të Torinos. Operacioni i koduar "Car Wash" u shtri edhe në territorin shqiptar, ku mësohet se janë shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre dy vëllezër nga Dibra, si dhe një nga Tirana e një nga Vlora. Gjithashtu janë kryer kontrolle në 4 banesa.
‘Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.’- njoftoi policia e shtetit shqiptar.
Grupi kriminal mësohet se organizonte trafikun e narkotikëve në shtete si Ekuador, Belgjikë, Francë, Spanjë dhe Itali, ndërsa dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi e marijuanë.
Lavazhi
Operacioni u kodua “Car Wash” (Lavazhi) pasi hetimet nisën nga drejtuesit e lavazheve që kujdeseshin për plantacione marijuana. Më pas hetuesit zbuluan grupin që kishte bazë logjistike në Torino, që furnizonte me drogë pjesën më të madhe të tregut.
Vëllezërit shqiptarë të dyshuar si krerët e grupit shfrytëzonin burime të konsiderueshme financiare dhe rekrutuan anëtarët e tjerë të bandës së drogës në Itali dhe Shqipëri. Anëtarët e tjerë kishin detyrë dhe qëllim, mbajtjen, transportin dhe shitjen e lëndës narkotike në territorin italian, kryesisht në Torino dhe Frosinone.
Nga hetimet e autoriteteve italiane, të kryera prej nëntorit 2021 deri në fund të vitit 2022, u kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë, përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë. Kokaina, me shumë gjasa ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut, duke kaluar nga Holanda, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar tranzit nga Spanja dhe Franca, duke përdorur makina të pajisura me dysheme të dyfishta, të bëra vetë.
Policia e Shtetit është përfshirë në një operacion të përbashkët me policinë italiane ‘Car Wash’. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
‘Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”.
Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.
Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.’- njofton policia.
Publikohen pamjet e operacionit për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.
Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, për transportin e droges. Automjeti, i ndërtuar në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion. Megjithatë, janë kryer teste për ta përdorur atë, brenda Lago Grande të Avigliana.
Policia italiane ka publikuar dhe videon e momentit kur kishin projektuar dhe testuar gjithashtu mini-nëndetësen, e cila mund të pilotohej nga distanca, për të transportuar drogën. Në pritje të përdorimit të mjetit të ri, për më shumë se një vit, trafikantët e drogës dërgonin lëndën narkotike, të ardhur nga Ekuadori, duke përdorur makina të pajisura me dy funde të bëra vetë, që udhëtonin nga Holanda, Spanja dhe Franca. Në total u sekuestruan mbi 204 kilogramë drogë, përfshirë kokainë, hashash dhe marihuanë.