Kronikë

Operacion antidrogë 'Nikla', sekuestrohen 41 kg kanabis, në pranga 2 persona (EMRAT+VIDEO)

23 Nëntor 2021, 09:57| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 10:02

  • Share

2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi po transportonin 41 kilogramë kanabis në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Policia e Durrësit njofton se Mond Bami 40 vjeç dhe Gëzim Tema  40 vjeç, të dy banues në Nikël, janë arrestuar pasi në aksin rrugor Nikël-Tapizë, u lokalizuan dhe iu bllokua automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volksëagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.  Policia sekuestroi gjithashtu edhe 2 aparate celulare.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?