Droga e sekuestruar

Kronikë

GdF operacion anti-drogë në Brindisi, sekuestrohen 400 kg kanabis në një gomone, pranga 30-vjeçarit nga Vlora

10 Maj 2021, 17:37| Përditesimi: 10 Maj 2021, 21:38

  • Share

VLORË- Një gomone me 400 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipëria, është kapur në brigjet e Brindisit, teksa në pranga ka rënë skafisti nga Vlora. Report TV mëson nga burime zyrtare se është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora, me inicialet E. I., teksa ky operacion anti-drogë është realizuar nga Frontex, GDF italiane në bashkëpunim me Policinë Shqiptare.

Gomonia ishte 6 metra e gjatë, teksa droga nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4 mln euro. Report Tv sjell foton e gomones, ku shihet që sasia e drogës ishte fshehur në zonën kur qëndron skafisti.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?