Kronikë

Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht dhe Kombinat, shoqërohet efektivi i RENEA-s dhe 4 persona të tjerë! Kontrolle në banesat e tyre, sekuestrohet drogë, para dhe armë

20 Gusht 2021, 20:56| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 23:01

  • Share

TIRANË- Një operacion anti-drogë që është në vijim e sipër nga SHÇBA ka goditur një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në disa lagje në Tiranë, ku është ndaluar edhe një efektiv policie. Burime bëjnë me dije se është ndaluar një anëtar i Forcave Speciale Renea, Real Luli, 27-vjeç dhe 4 persona të tjerë, Jurgen Vaid Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç.

Policia ka kontrolluar disa banesa në zonën e ish-Parkut pasi ka pasur informacione se në to jetonin shpërndarës të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit deri tani policia njofton se janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve. Zona e ish-Parkut prej vitesh është përdorur nga shpërndarësit e drogës. Në mes të muajit qershor u godit një grup i ngjashëm ku u arrestuan dhjetëra persona.

Ora 22:47
Operacioni anti drogë në Tiranë, reagon policia: Ndalohet efektivi i RENEA-s dhe 4 persona, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

5 persona janë ndaluar nga SHÇBA, mes tyre edhe një efektiv i forcave RENEA, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Report Tv mëson se janë arrestuar Rael Rajmond Luli, Jurgen Vaid Luli, Gertjan Harapi, Gevi Spahia, Ergi Sala.

‘Tiranë - SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Të arrestuar janë

Rael Rajmond Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

Jurgen Vaid Luli 30 vjeç;

Gertjan Harapi, 26 vjeç;

Gevi Spahia, 27 vjeç;

Ergi Sal, 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani.st: 21/08/2021 06:17

    Sa mire i dine vendet ku shperndahet madhi pse i bien mbas 10 viteve apo tani iku Olti Bistri nga komisariati nr2…te shkretat familke qe kane familjare qe u drogohen!

    Përgjigju
  • Oni: 20/08/2021 21:41

    Po kur ministri eshte denuar per trafik masiv droge, ca pret ne me poshte. Ja kjo eshte policoa nje organizate e madhe droge dhe qe mbahet me takat tona.

    Përgjigju
  • Bexhet: 20/08/2021 20:55

    Nuk eshte sh problem kapaciteti,mendoj se boll probleme kemi si shtet,edhe pse na vjen shume keq per ata nuk na duhen te huaj te pakten jo tani ne keto kohera.mund ti kishin derguar ne nje shtet tj

    Përgjigju
  • fredi: 20/08/2021 19:07

    Kur do te pastrohet RENEA qe eshte mbushur me trafikante....??

    Përgjigju
    • ali: 20/08/2021 19:54

      tamam e ke. dhe keta plehrat e tjera te renese shokun e tyre ne trafiqe kane arestuar?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?