Kronikë

SPAK 'zbarkon' në Durrës, hetohen ish-punonjës për tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit, nën sekuestro190 mijë m2 tokë në Hamallaj

9 Nëntor 2021, 11:09| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 19:37

  • Share

DURRËS - Përmes një operacioni të befasishëm SPAK ka ushtruar kontroll në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës së Durrësit, përfshirë shtëpinë e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë. 

Kontrolli është ushtruar në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. 

Mësohet se procedimi ka nisur në 2020 nga SPAK për falsifikim të pronave në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit. Zyrtarët e arrestuar po hetohen për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumentave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Sipas të dhënave mësohet se bëhet fjalë për një hetim të regjistruar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019 dhe hetimet kanë vijuar më pas nga SPAK. Pas operacionit të kësaj të marte SPAK vendosi nën sekuestro 190 mijë metra katror tokë në zonën e Gjirit të Lalzit që nga hetimet rezultojnë të tjetërsuara.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Devis: 09/11/2021 14:10

    Me kete vendimin e GJK per Tahirin, dini gje do dale dhe kritikoje ndonje Kimi ?

    Përgjigju
  • Edlira Beqja: 09/11/2021 12:06

    Ehhh mor Bedri te pata thene mos u mer me korrupsion se do e hash. Zoti eshte i madh. Ja si perdundove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?