Droga e sekuestruar nga policia italiane, me kode për celulat porositëse

Bota

Operacion i madh në Padova, sekuestrohen 105 kg drogë me vlerë 7 mln euro! Arrestohen drejtuesit shqiptar dhe italian, 3 në kërkim dhe po kaq nën akuzë

19 Prill, 21:30| Përditesimi: 19 Prill, 21:36

  • Share

Padova- Operacioni i madh antidrogë në Padova. Policia sekuestron mbi 100 kg lëndë narkotike kokainë, hashash dhe marihuanë, që nëse dilnin në treg sillnin të paktën 7 milionë euro në xhepat e trafikantëve.

Dy persona të arrestuar, një shqiptar dhe një italian. Pakot ishin të shënjuara me numra dhe emra qytetesh apo zonash të koduara, dhe që simbolizonin porositësit e mallit apo blerësit. Shqiptari i arrestuar është një 36-vjeçar që jetonte në Padova.

Hetimet kishin nisur që nga viti 2023, por vetëm së fundmi çoi në sekuestrimin masiv të kokainës, hashashit dhe marihuanës dhe arrestimin e një italiani.

Bastisja u bë në banesën e të dyshuarve, në Legnaro. Oficerët e policisë të drejtuar nga zv/komisarja e policisë Immacolata Benvenuto kanë pritur që shqiptari të dalë nga shtëpia dhe e kanë ndaluar dhe më pas kanë hyrë brenda. I dyshuari u përpoq të kundërshtonte, por pa sukses.

Fillimisht u gjetën 35 blloqe kokainë për një total prej 38 kilogramësh. Në këtë moment policia u zhvendos në lagjen Guizza në Padova, në shtëpinë e një italiani të lindur në Shqipëri.

Në banesë nuk kishte drogë, por çelësat e një makine me qira, ku u gjetën edhe 2 kilogramë kokainë, 65 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë, të fshehura në disa thasë, gjithashtu gati për dorëzim, informon ANSA. Në total janë 105 kg drogë.

Në dorezën e makinës ata zbuluan edhe një armë bosh me disa fishekë. Të dy u arrestuan menjëherë, teksa besohet se janë pjesë drejtuese e organizatës së narkotrafikut.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe tre persona të tjerë shqiptarë, ndërsa janë në kërkim edhe tre tunizianë të pastrehë, të përfshirë në trafikun e drogës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?