Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej

Kronikë

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, SPAK operacion! 4 në pranga, masa edhe Plarent Dervishajt e Erjon Alibejt! 1 në kërkim në Dubai (EMRAT)

25 Korrik, 20:50| Përditesimi: 25 Korrik, 22:57

  • Share

Një operacion i SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës është zhvilluar pasditen e kësaj të premteje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar masa sigurie ndaj 7 personave, përfshirë Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej, të cilët ndodhen në burg. Ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 të tjerë, mes tyre vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndrejaj. 1 është në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Dubai.

Masat janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi. 

Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Mësohet se hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar prej 1 viti, periudhë gjatë të cilës janë përdorur për efekt hetimi edhe biseda nga SkyEcc. 

Erion Alibej është bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen "Plumbi i Artë" dhe ka zbërthyer një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, shumica e të cilave të zhvilluara në Elbasan, 

Plaurent Dervishaj, i cili u ekstradua nga SPAK më 14 gusht 2024, konsiderohet nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?