Droga e sekuestruar

Itali/Shqiptarit i gjejnë 979 pako me hashash në banesë dhe 30 mijë euro

12 Korrik, 18:53| Përditesimi: 12 Korrik, 21:38

  • Share

Romë-Një operacion antidrogë kundër shpërndarësve të drogës është ndërmarrë në kryeqytetin italian, Romë. Policia bën të ditur se janë sekuestruar 100 kg hashash, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona mes tyre dhe një shqiptar.

Në shtëpinë e 28-vjeçarit shqiptar, policia gjeti rreth 979 pako hashash me peshë rreth 72 kg në total, 13 cigare elektronike me përmbajtje narkotike, materiale të ndryshme paketimi droge dhe rreth 30.000 euro cash, shkruan Ansa.

Sipas policisë, i riu i identifikuar si Kejdi Tahiraj me precedentë penalë ishte një nga anëtarët e drogës që kryente shitje përmes Telegram-it dhe më pas e shpërndate në të gjithë qytetin nëpërmjet një rrjeti korrierësh.

Ndërkohë në rrugën Giorgio Pelasca, në bazë të kontrolleve të kryera në një makinë oficerët gjetën dy çanta në sediljen e pasme me pako hashashi, me peshë rreth 22 kg. Ndërsa në banesën e drejtueses së mjetit u gjetën të fshehura në frigoriferin e kuzhinës 6 kg hashash dhe 3 gramë kokainë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?