Balla në Londër takon drejtuesit e agjencisë britanike kundër krimit: Bashkëpunojmë për gjurmimin e aplikacioneve ‘Enrochat’ dhe ‘sky’

27 Nëntor 2023, 17:30| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 17:49

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi nga Londra, se po bashkëpunohet ngushtë me partnerët britanikë në disa fusha, që përfshijnë luftën kundër narkotikëve e pastrimit të parave.

Duke folur pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e NCA, Agjencisë Kombëtare kundër Krimit për operacionet e përbashkëta kundër grupeve kriminale, Balla tha se në fokus të bisedës ishte procesi i vetëpastrimit të policisë dhe bashkëpunimin me Interpol mbi ekstradimet e personave në kërkim nga Dubai dhe vende të tjera.

"Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet ligjzbatuese britanike, e natyrshëm disa prej çështjeve që diskutuam për të marrë eksperiencën britanike, në atë që e kam quajtur vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga elementët që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ky është një proces që vijon prej shumë kohësh edhe në Policinë Britanike, sikurse dhe procesi i Vetting-ut. Shkëmbimi i eksperiencave është i domosdoshëm. Do të marrim prej tyre modele, sesi ata kanë përqasuar kontrollin e komunikimeve telefonike të oficerëve të Policisë. Këtu në Britaninë e Madhe punonjësit e Policisë nuk mund të përdorin telefona veç atyre që u jepen nga vetë institucioni. Kemi diskutuar edhe për një problematikë që diskutohet shpesh herë në Shqipëri, siç janë operacionet e Europol për aplikacionet Enrochat dhe ECC, sepse dhe për ta është e njëjta sfidë, dhe natyrshëm ka dhe investigime për përfshirje të punonjësve të Policisë. Një pjesë tjetër janë operacionet e përbashkëta, në qasjen ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe hetimin e pastrimin e parave, jo vetëm në formën që ne njohim por edhe përfshirjen e grupeve kriminale për pastrimin e parave përmes kriptomonedhave", u shpreh ministri i Brendshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 28/11/2023 09:28

    "Bravo"Balla qe dhe per dite feste i shkreti "punon" jashte shtetit per te miren e shqiptareve. Me "vjen keq" se kjo qeveri po "sakrifikon" shume per popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?