REPORT TV mëson se nga operacionet mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit janë arrestuar edhe dy efektivë policie.
Ende nuk ka shumë detaje për efektivët që janë prangosur, ndërsa operacionet nga RENEA dhe FNSH janë zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Durrës, Sarandë, Lezhë dhe qytete të tjera.
Emrat e oficerëve të arrestuar:
Ardit Gjyriçi, Shefi i turnit në doganën e Morinës
Jasim Avdyli, oficer policie
Bledar Koçi, oficer policie në Fier
Këta persona në mënyra të ndryshme kanë favorizuar aktivitetin kriminal të katër grupeve që janë goditur.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale.
Mbrëmjen e sotme janë arrestuar në disa operacione; ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të fortët e Shijakut, vëllezërit Avdyli, ndërsa për këtë dosje janë mbi 20 të shoqëruar të tjerë dhe disa në kërkim mes tyre Lul Berisha.
Ndërkohë që në Sarandë dhe Delvinë ka deshtuar operacioni për arrestimin e Kelmend Balilit.
Komente
