Operacioni anti-drogë, Ministri i Brendshëm: Në 2 vitet e fundit policitë tona janë përfshirë 52 skuadra hetimi

26 Janar 2023, 18:27| Përditesimi: 26 Janar 2023, 18:28

  • Share

1668803851_ewrewew.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me çmontimin e bandës italo-shqiptare të trafikut të drogës që u godit nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK.

‘Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.’- shkruan Çuçi.


Lajmi kryesor:

Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 bosë shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?