Ambulanca duke dalë nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Kronikë

Operacioni anti-drogë në Elbasan/ Sëmuret njëri nga të arrestuarit, dërgohet në spital

8 Shtator, 14:11| Përditesimi: 8 Shtator, 14:19

  • Share

1757333875_policiaelbasanambulanca.png

Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë në këtë qark, është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por mësohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur. Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.

Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.


Lajmi kryesor:

Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, ekzekutohen 30 masa sigurie! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime, policë të infiltruar u blenë drogë! (EMRAT)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?