Janë shoqëruar drejt paraburgimit në Tiranë të gjithë të ndaluarit nga operacioni i sotëm antidrogë, që u zhvillua në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit, ndërsa u ekzekutuan 30 masa sigurie nga 39 në total, të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se të ndaluarit janë me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie teksa futen në autobus, ndërsa jashtë ambienteve të policisë në Elbasan ishin edhe familjarët e tyre. Për Report Tv, ata u shprehën se ndihen të tronditur nga kjo gjë.
'Jemi të shqetësuar, kanë ardhur kanë marr kalamajtë tanë. Na kanë ngritur nga gjumi dhe kanë bërë kontroll në banesë. Nuk kam asnjë informacion', tha një nga familjarët e personave të ndaluar.
'Djali im ishte në punë, punon në ndërtim dhe ma kanë marrë', tha një familjar tjetër.
Lajmi kryesor:
Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, arrestohen 30 persona, 1 hetohet i lirë! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime me policë të infiltruar (EMRAT + VIDEO)
S.B/ReportTv.al
